Trump e përmend Kosovën dy herë në OKB, për Bordin e Paqës dhe për “ndaljen e luftës” me Serbinë
22 shtator 2026
| 18:20
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është drejtuar sot Organizatës së Kombeve të Bashkuara që po mban mbledhjen në Nju Jork.
Trump ka përmendur përpjekjet e tij për ndaljen e konflikteve nëpër botë, duke theksuar luftën në Gaza.
“Dua të falënderoj Kombet e Bashkuara për përkrahjen e planit të paqes për Gazan”, ka thënë Trump.
Ai e ka falendëruar edhe kontributin me trupa të Kosovës në kuadër të Bordit të Paqes për stabilizimin e Gazas.



