Trumpi u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare që menjëherë të tërhiqen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

22 shtator 2026 | 20:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën u bëri thirrje vendeve anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare që të tërhiqen prej saj dhe e dënoi atë që e quajti “institucion jashtë kontrollit” dhe “një grup i lig i njerëzve”.

Trumpi tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se vendi i tij nuk do t’i lejojë pjesëtarët e ushtrisë që të bëhen subjekt i atyre që i quajti gjykime shfaqje nga një tribunal antiamerikan, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“U bëj thirrje të gjitha kombeve që janë anëtare të GjPN-së që zyrtarisht të japin dorëheqje nga ky institucion batakçi menjëherë” – deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare në nëntorin e vitit 2024 lëshoi urdhërarrest për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve për…