Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë (video)
24 shtator 2026
| 14:14
Në vendin ku ra heroikisht tre vjet më parë, duke mbrojtur sovranitetin shtetëror dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Lajmi është bërë me dije nga Qeveria e Kosovës, e cila ka njoftuar për vendosjen e gurthemelit në vendin ku Afrim Bunjaku humbi jetën gjatë sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023.
Obelisku do të shërbejë si përkujtim për rënien e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe sakrificën e tij në mbrojtje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.



