Rama: Prioriteti nr. 1 ndryshimi i ligjit për Specialen, s’marrim pjesë në asnjë komision pa e sjellë atë në Kuvend
01 tetor 2026
| 11:12
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, është larguar nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), së bashku me bashkëpartiaken e tij, Besa Kabashi-Ramaj.
Rama ka thënë se “prioriteti numër një” për PDK-në është ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale dhe se nuk do të marrin pjesë në asnjë komision pa shkuar ky projektligj në Kuvend.
“Për neve si parti, qysh e tha edhe Besa, prioritet mbi prioritetet është ligji. Dhe ne nuk do të marrim pjesë në asnjë komision pa ardhë ky ligj”, ka thënë ai.
Rama ka thënë se pas shqyrtimit të ndryshimit të ligjit për Specialen, “mund të ulemi dhe të diskutojmë” për të gjitha institucionet.



