Kuvendi nesër në seancë të jashtëzakonshme shqyrton Projektligjin për Gjykatën Speciale
04 tetor 2026
| 15:22
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e hënë) seancë të jashtëzakonshme.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se seanca do të mbahet me fillim nga ora 09:00.
Pikë e rendit të ditës pritet të jetë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.



