Parashikimi për këtë javë: Temperaturat e mëngjesit zbresin nën 0°C, ditën ngjiten deri në 26°C

04 tetor 2026 | 21:14

Gjatë periudhës 5–9 tetor 2026, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, veçanërisht gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit priten temperatura të ulëta, me mundësi për vlera negative në disa zona.

Të premten pritet një ndryshim gradual i motit, me shtim të vranësirave dhe mundësi për riga shiu gjatë ditës.

E hënë, 5 tetor

Moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 20 dhe 24°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

E martë, 6 tetor

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 20 dhe 25°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

E mërkurë, 7 tetor

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 26°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

E enjte, 8 tetor

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 25°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

E premte, 9 tetor

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen duke krijuar kushte për reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 24°C.

Era: Veriperendim me shpejtesi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike

Kushtet biometeorologjike gjatë pjesës më të madhe të periudhës do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme për shumicën e kategorive të popullsisë. Temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit mund të shkaktojnë ndjesi të freskët dhe të ftohtë, sidomos te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës. Gjatë ditës, temperaturat relativisht të larta dhe moti kryesisht me diell do të krijojnë kushte të përshtatshme biometeorologjike.

Të premten, me shtimin e vranësirave dhe mundësinë e reshjeve, mund të ketë ndryshime të lehta në gjendjen biometeorologjike.

Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit, sidomos në ditët e para të periudhës, mund të paraqesin rrezik të lehtë për kulturat (disa perime) më të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta në zonat e ekspozuara. Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë aktivitetet bujqësore dhe pjekjen e vonshme të disa kulturave. Vëmendje duhet t’i kushtohet mundësisë së rënies së temperaturave nën 0°C në disa zona gjatë orëve të mëngjesit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka…