Gruda: Në emër të PDK-së, ju bëj thirrje ta votojmë Ligjin për Specialen

05 tetor 2026 | 08:38

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Legjislacion, ku pritet të shqyrtohet dhe votohet Ligji për Specialen.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, gjatë mbledhjes bëri thirrje që, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, ligji të votohet në këtë mbledhje.

Ai tha se pas votimit në Komision, ligji duhet të kalojë edhe në seancë të Kuvendit.

“Ju kisha ftu në emër të kolegëve të PDK-së që me kalu.. edhe pastaj edhe në Kuvend”, tha Gruda.

Sipas Grudës, bëhet fjalë për ligjin që, “mbron UÇK-në dhe luftën e drejtë të popullit tonë për liri”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar përmes një postimi…