Çitaku: Albin, eja në Kuvend, ndali lojërat – Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore

06 tetor 2026 | 19:43

Përmes një reagimi, Çitaku i ka kërkuar Kurtit që të mos ketë vonesa dhe ka bërë thirrje edhe për deputetët që e mbështetën projektligjin në lexim të parë që të jenë të pranishëm dhe ta votojnë atë.

“Albin, eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore. Kanë mbetur edhe pak orë. Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë. Eja dhe votoje ligjin”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se votimi i këtij ligji nuk duhet të shihet si mbështetje për një subjekt të caktuar politik, por si përgjegjësi institucionale.

“Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar ajo.

Çitaku e ka mbyllur reagimin me një tjetër thirrje për Kurtin që të paraqitet në Kuvend dhe të votojë projektligjin pa vonesa.

Reagimi i saj i plotë:

Albin,

Eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore.

Kanë mbetur edhe pak orë.

Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë.

Eja dhe votoje ligjin.

Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë.

Mos vono më. Eja në Kuvend. Votoje ligjin. Pa vonesë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe…