“Kurti s’ka dashur”, Gjini: Për 10 ditë projektligji për Specialen ka mbetur në sirtarët qeveritarë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti për krizën politike që është krijuar në vend.
Në një konferencë për media, kur kanë mbetur edhe pak orë deri te përfundimi i afatit për zgjedhjen e presidentit, ai ka thënë se Kurti po të dontë do të mund të gjente zgjidhje shumë kohë më herët.
Ai ka përmendur disa skenarë që kanë ekzistuar që nga 8 qershori, por sipas tij, Kurti nuk ka dashur zgjidhje.
“Që 10 ditë ky projektligj ka mbetur nëpër zyrat e Qeverisë pa asnjë arsye, nuk kanë dashur me kalu. Nuk ka dashur as me zgjedh president se ka pas rrugë, me vazhdu kaosin institucional…me vazhdo me probleme..Ka pas shumë skenarë prej datës 8 qershor, nuk kanë dashur. A kanë me ndërru mendjen sonte, qe po e lëmë një grimcë shpresë, ta shoim. Por, unë nuk besoj. E kanë pasur në dorë dhe e kanë në dorë. Nuk kanë pas nevojë me shku nëpër Greqia e vende tjera, por nuk kanë dashur me gjet zgjidhje.”, ka thënë Gjini.



