Endrit Thaçi: E turpshme të kemi qeveri që godet veteranët e UÇK-së dhe fëmijët e dëshmorëve, pabesi që s’harrohet

06 tetor 2026 | 11:12

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme gjatë protestës para Kuvendit, ku është kërkuar votimi në lexim të dytë i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Thaçi i ka përshkruar si “të turpshme” veprimet e policisë ndaj protestuesve, duke akuzuar Qeverinë për to.

“Në kohërat më të vështira, i gjithë populli ishte me UÇK-në. Është e turpshme se sot, kur jetojmë në liri që e solli UÇK-ja, të kemi një qeveri që godet mbi veteranë, mbi fëmijë dëshmorësh. Pabesi që kurrë nuk do të harrohet”.

Po ashtu, Endrit Thaçi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme, e cila është paralajmëruar të mbahet nga ora 12:00.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e…