Tahiri i Aleancës: Ende s’kemi informacione për seancë, të mblidhet Kuvendi

06 tetor 2026 | 11:16

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se aktualisht nuk kanë informacione për ndonjë seancë të planifikuar apo për takime.

Tahiri ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen sa më parë për të votuar në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në ditën vendimtare për zgjedhjen e presidentit, Tahiri ka thënë se të hënën kanë qëndruar në seancë me bindjen se ligji do të kalojë.

“Ne kemi ndejtur në seancë duke qenë të bindur, duke pasur njëfarë mirëbesimi se ne kemi shkuar aty në mirëbesim, në diskutim edhe me të tre bashkë. Domethënë, me ndejtur me i kaluar 22 pika edhe në fund me thënë s’ka më seancë. Jemi këtu me pa mënyrën qysh, cila është mënyra. Me pa a ka kush brenda. Edhe dita e fundit me ardhur deri te votimi. Arsyeja pse duhet me ndodhë votimi, kushdo që ka një trohë logjikë, së pari normale, e dytë që frymon edhe mendon shqip. Aty kemi katër burra të cilët presin kurrgjë mos me mujtë me bërë, një ligj me e kaluar, një dorë me e çuar. Edhe prej atyre me ia dhënë një shpresë që ky vend, që ky shtet ju rri mbrapa në një rrethanë shumë të vështirë, për ta edhe për neve. Edhe në anën tjetër, do të thotë me kaluar. Se çka do të ndodhë do të shohim. Seancë nuk është thirrur, informacion për një seancë të planifikuar nuk kemi, as për takime. Ne si Aleancë nuk shkojmë në takime për shkak se ne kemi vendosur jashtë pikave edhe nuk duam me u kyçur në atë pjesë. Mirëpo nuk ka asnjë tendencë me arritur deri te një marrëveshje. Nuk shohim diçka tjetër”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së ka theksuar se partia e tij, bashkë me PDK-në, nuk arrijnë t’i sigurojnë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka komentuar ngjarjet…