Hamza i përgjigjet Kurtit: Do të shkojmë në zgjedhje me përplasje të ashpra
06 tetor 2026
| 21:05
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në konferencë për media pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti.
Hamza ka thënë se ka qenë i hapur për takime dhe diskutime, ndërsa lidhur me mundësinë e mbajtjes së seancës së Kuvendit, ka deklaruar se aktualisht nuk ka marrëveshje mes partive politike.
Sipas tij, nëse do të ishte arritur një marrëveshje, seanca do të ishte thirrur sot.
Hamza ka theksuar se në mungesë të një marrëveshjeje, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve, duke paralajmëruar një përballje të ashpër politike.
“Do të shkojmë në zgjedhje me përplasje të ashpra”, ka deklaruar Hamza.



