Kurti: PDK-ja po e refuzon bashkëpunimin, por po i kërkon blanko 53 vota të LV-së

06 tetor 2026 | 15:41

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po i kërkon votat e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) “të gatshme” dhe “blanko” për Ligjin për Specialen.

Kurti ka thënë se PDK-ja nuk është as sa gjysma e Vetëvendosjes dhe e ka akuzuar këtë parti se po refuzon takimin dhe, rrjedhimisht, edhe marrëveshjen.

“Para tri javëve filluan të vijnë dhe sot prapë po refuzojnë edhe takimin edhe bashkëpunimin, rrjedhimisht edhe marrëveshjen. Pra, refuzojnë takimin dhe bashkëpunimin, refuzojnë bisedimet, por njëkohësisht kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje 53 vota mbështetje blanko. A vetë nuk janë as sa gjysma e Vetëvendosjes. E Vetëvendosje me partnerët e saj është 62. Na 62, ata 22. Edhe i duan blanko këto votat tona. Këto janë të gatshme. Ndërkaq, ne ata duhet t’i lusim dhe tash s’mund as t’i takojmë më”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se votimi i Ligjit për Specialen në lexim të parë “është votim tejet i rëndësishëm, është votim parimor”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media…