Pas një heshtje të gjatë, më në fund flet dikush nga LDK-ja, i luten Zotit për Kosovën
06 tetor 2026
| 21:00
Shefja e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, e ka cilësuar si të vështirë natën e së martës për shtetin e Kosovës.
Lushaku, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësim për të ardhmen e vendit, duke theksuar se kjo është një natë e vështirë për Kosovën.
“Një natë e vështirë për shtetin e Kosovës! Zot, bekoje Kosovën e të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Lushaku.



