Biznesmeni Valon Lluka paraqitet te Krimet Ekonomike, shoqërohet nga avokati
07 tetor 2026
| 11:37
Biznesmeni Valon Lluka ka shkuar në hapësirat e Policisë së Kosovës, më saktësisht në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
“Express” ka siguruar fotografi të biznesmenit teksa hyn në objektin e Policisë, ndërsa i njëjti shoqërohet nga një person tjetër.
Megjithatë, ende nuk janë bërë të ditura shumë detaje rreth paraqitjes së Llukës në Polici.
Nuk dihen arsyet se përse Lluka është paraqitur sot aty, por ai tashmë është denoncuar për abuzime me pozitën gjatë kohës sa ishte drejtor në “Mabetex”.




