Ambasadori i BE-së në Kosovë: Pres me kënaqësi të punoj me Justina Shiroka-Pula
07 tetor 2026
| 11:27
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Schuebel ka thënë se pret të punojë me presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik për ta afruar Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.
“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian. Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”, ka shkruar Schuebel.



