Milazim Krasniqi: Fituesi i vërtetë moral, politik e kombëtar është lideri i protestave, Çlirim Haziri

07 tetor 2026 | 11:01

Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke vlerësuar se partitë politike kanë pasur rezultate dhe pasoja të ndryshme nga procesi i fundit.

Krasniqi thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur atë që, sipas tij, nuk i takonte – pozitën e presidentit. Ndërkohë, ai vlerëson se PDK-ja ka arritur fitore për kauzën e saj në lidhje me çlirimtarët në Hagë dhe, formalisht, edhe pozitën e presidentit.

Sipas tij, AAK-ja ka mbetur parimore, por jashtë lojës politike, ndërsa LDK-ja ka pësuar humbje morale dhe politike.

“Kur jemi te partitë: LVV humbi atë që nuk i takonte (pozitën e presidentit), PDK fitoi për kauzën e saj lidhur me çlirimtarët në Hagë dhe (formalisht) pozitën e presidentit, AAK mbeti parimore, por jashtë lojës politike, LDK humbi moralisht dhe politikisht”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se në prapavijë të fitores së kauzës së PDK-së ishte protesta e mbajtur në shesh.

“Fituesi i vërtetë moral, politik e kombëtar është lideri i protestave, Çlirim Haziri. Kosova duhet të jetë krenare me atë djalë”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka…