Në orën 15:00 mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula
07 tetor 2026
| 10:52
Në orën 15:00 pritet të mbahet ceremonia e dorëzimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës nga ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu, te Presidentja e zgjedhur, Justina Shiroka-Pula.
Siç mëson televizioni ceremonia do të zhvillohet sot, pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës në krye të shtetit.
Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Justina Shiroka-Pulën Presidente të Republikës me 81 vota. Pas zgjedhjes, ajo bëri edhe betimin kushtetues para deputetëve.
Në fjalimin e saj të parë si Presidente, Shiroka-Pula deklaroi se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve.



