Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit, Vlora Çitaku: Mbrëmë, Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin

07 tetor 2026 | 11:24

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimeve të marra mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si një kthesë të rëndësishme për vendin.

Çitaku ka thënë se, sipas saj, Kuvendi me dy vendime ka nderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, institucionin dhe shtetin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën një zonjë të dashur e të nderuar, me të cilën na lidhin shumë vite bashkëpunimi dhe miqësie”, ka shkruar Çitaku në “Facbebook”.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu se në procesin e vendimmarrjes ka pasur ndikim edhe zëri i qytetarëve.

“Mbrëmë fitoi edhe zëri i qytetarëve. Zëri që nuk u ndal dhe që u bë obligim për institucionet”, ka deklaruar ajo.

Çitaku ka bërë thirrje për unitet rreth historisë së UÇK-së dhe ka theksuar nevojën që angazhimi institucional të vazhdojë në mbështetje të procesit gjyqësor në apel.

“Kjo është një kthesë e rëndësishme, e shumëpritur dhe e nevojshme. Tani, angazhimi ynë duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit, në mbështetje të betejës për drejtësi në apel”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, Çitaku e ka lidhur këtë zhvillim edhe me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Kjo fitore e shtetit të Kosovës u dedikohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Një mesazh për ta: Kosova është pranë jush. Urime, Kosovë! Me UÇK-në në zemër!”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetët e Kosovës kanë zgjedhur ekonomisten Justina Shiroka Pulën si…