Spiropali: Shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë për sfidat në vazhdim, ne ta mbështesim drejtësinë e krerëve të UÇK-së

07 tetor 2026 | 12:17

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryediplomatja Elisa Spiropali ka uruar Kosovën dhe Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente.

Në një postim, Spiropali ka thënë se Kuvendi i Kosovës dhe palët politike kanë treguar se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë për përballimin e sfidave në vazhdim.

“Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik”, ka shkruar Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se…