Mushkolaj: Rrallëherë është brohoritur më shumë për UÇK-në sesa javët e kaluara
07 tetor 2026
| 12:14
Analisti Imer Mushkolaj ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se rrallëherë është brohoritur më shumë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) sesa gjatë javëve të fundit.
“Përndryshe, rrallëherë është brohoritur më shumë për UÇK-në sesa javët e kaluara. Një homazh për luftën e popullit të Kosovës – djemtë e vajzat e këtij vendi që rrokën armët për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, një lavdi për dëshmorët, një nderim për veteranët”, ka shkruar Mushkolaj.



