Ambasada njofton për vizitën e senatorëve, publikon fotografi nga takimi me Kurtin
12 tetor 2026
| 20:21
Ambasada e SHBA-së u uroi mirëseardhjen në Kosovë senatorëve Shaheen dhe Durbin pasditen e sotme. Të shoqëruar nga e ngarkuara me punë të përkohshme Bell, senatorët u takuan me Presidenten Shiroka Pula dhe Kryeministrin Kurti, ku ambasada ka publikuar edhe fotografi.
Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka ndarë senatores Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe kontributin në forcimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon.
Postimi i plotë:



