Rama akuzon për “duar të huaja” në protestë: Nuk ka lidhje me problemet e studentëve
16 tetor 2026
| 08:18
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas protestës së madhe të studentëve.
Rama mbajti fjalën nga një objekt i djegur, duke thënë se në këtë protestë ka “duar të huaja”.
Sipas Ramës, në protestë ka duar të huaja, pasi nuk duan të mirën e Shqipërisë.
Ai tha se Shqipëria përjetoi një tërmet para disa vitesh dhe ata që humbën shtëpi, sot jetojnë në shtëpi më të mira.
“Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo është po ajo dorë që e ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur j njëherë Shqipërinë dhe që është gati ta djeg përsëri. As ata që marrin eng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët e as ata që pastaj në mbrëmje ndikojnë revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë fare me problemet e studentëve”.



