Apeli ndryshon orarin e seancës në rastin e Liridona Ademajt
22 tetor 2026
| 14:24
Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas njoftimit zyrtar, seanca e caktuar për 29 tetor nuk do të mbahet në orën 09:50, siç ishte paralajmëruar më herët, por në orën 11:10.
Gjykata ka bërë të ditur se ndryshimi ka të bëjë vetëm me orarin, ndërsa data e seancës mbetet e njëjtë.
Vendimi për ndryshimin e orarit është marrë nga Kolegji i Apelit, me kërkesë të mbrojtjes së Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas njoftimit, Murseli në të njëjtën datë dhe orar është i angazhuar për përfaqësim edhe në një çështje tjetër në Gjykatën Supreme.



