Nga Spajiqi te Merzi e Kosi, Rama ndan foto nga takimet në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Malin e Zi
22 tetor 2026
| 14:27
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sërish momente nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Këtë herë, Rama ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në takime me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në fotografitë e publikuara, Rama shfaqet edhe me pjesëmarrës të tjerë të takimit të nivelit të lartë.



