Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete
22 tetor 2026
| 14:16
Deputetja Arijeta Rexhepi është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës, në seancën e mbajtur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila, përmes një postimi, e ka uruar Rexhepin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të frytshëm.
“Me këtë përgjegjësi të re, ajo ka mundësinë të forcojë bashkëpunimin mes grave deputete, të çojë përpara barazinë gjinore dhe ta bëjë zërin e grave edhe më të fortë në Kuvend. Në takimin e sotëm, Arijetës i urova suksese në detyrën e saj të re, punë të mbarë dhe bashkëpunim të frytshëm!”, ka shkruar Haxhiu.



