Zëdhënësi i KQZ-së: Helmimi nuk ka ndodhur në QNR, por në Ministrinë e Infrastrukturës

13 tetor 2019 | 13:55

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia është ndërprerë sot rreth orës 11:00 si pasojë e helmimit të rreth 26 zyrtarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valimr Elezi, ka bërëve dije se helmimi nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit të Votave (QNR), por në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”.

“Prokuroria dhe policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet. Tani për tani unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ju lutem kontaktojeni Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mastercard”, “Visa”, “eBay” dhe “Stripe” janë tërhequr nga përpjekja e…