221 fitore me Cityin, Guardiola: Krenar për këtë rekord

26 shtator 2021 | 16:30

Me suksesin 1-1 ndaj Chelesa-t, Pep Guardiola regjistroi fitoren e tij të 221-të me “qytetarët”, që prej vitit 2016 kur u ul në pankinë dhe ka parakaluar Les McDowall, i cili numëronte 220 fitore, të cilat i kishte arritur në harkun kohor të 13 sezoneve.

“Jam shumë krenar për këtë rekord. Së bashku po kalojmë një kohë të mrekullueshme. Ne mund të humbim ndeshje, mund të humbim edhe finale, por luajmë çdo sfidë me një kurajë të jashtëzakonshme. Ne provojmë të bëjmë lojën tonë sa herë që zbresim në fushë dhe kjo më bën krenar”, ka deklaruar Guardiola.

Tekniku spanjoll mori drejtimin e Manchester Cityt në verën e 2016-ës dhe në 5 sezone të plota ka arritur të fitojë 10 trofe, ndërsa në 303 ndeshje në total, numëron 221 fitore, 37 barazime dhe 45 humbje, me 738 gola të shënuar dhe 246 të pësuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 20-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur pas një…