Vdes 20-vjeçari nga Kosova pas një përleshje në Zvicër

26 shtator 2021 | 16:19

Një 20-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur pas një përleshje mes disa personave që ndodhi të shtunën mbrëma rreth orës 19:15 në një pompë të benzinës në Luzern të Zvicrës.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, bëhet fjalë për Ardit N, i cili punon si shofer i kamionit. Policia e kantonit të Luzernit e ka konfirmuar incidentin.

Sipas tyre të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Scharacher në Geuensee.

Policia bën të ditur se në konflikt janë përdorur edhe gjësende të ndryshme, ku 20-vjeçari kosovar mbeti i vdekur në këtë përleshje ndërsa disa persona të tjerë u dërguan në spitale, disa me lëndime të rënda.

Tutje organet e rendit theksojnë se në këtë përleshje ka pasur të përfshirë disa nacionalitete si: Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Rasti është ende nën hetime. Xhaxhai i të ndjerit Ali N, 49 vjeçar tha për gazetën Blick.ch se nuk mund të besojë atë se çka i ka ndodhur nipit të tij.

Siç shpjegon ai, Arditi ka dashur që të dalë me shokët e tij dhe këtë ia kishte lejuar babai. “Arditi nuk ishte dashur që të vonohej më shumë se në orën 23:00. Ashtu siç e kishte lejuar babai i tij”, ka shpjeguar xhaxhai.

Akoma janë të paqarta rrethanat se si ka ardhur deri tek ngjarja tragjike. Siç shkruan gazeta zvicerane, policia ende po i siguron provat e nevojshme lidhur me rastin. Në vendngjarje është konfiskuar një makinë e tipit “Mercedes” ngjyrë e bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar në telefon…