23 vjet që nga protestat studentore të Lëvizjes së Lirisë

01 tetor 2020 | 08:18

Sot u bënë 23 vjet që nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Lëvizja Studentore atëkohë organizoi protestat për ta kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në fillim të viteve ’90.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë dhe profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për ta shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën…