Drita përfundon përgatitjet në Turqi, rikthehet në Kosovë

03 shkurt 2020 | 13:28

Skuadra e Dritës e ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe ka marrë rrugën për Kosovë. Gjatë qëndrimit dhjetë ditorë në Turqi, Drita ka zhvilluar edhe tri ndeshje kontrolluese të cilat ishin tejet pozitive.

Drita fitoi ndaj Zaglebie Lubin (1-0), luajti baras me Vorsklan (1-1), kurse e mposhti edhe Atyrau (0-1).

“Lirisht mund të cilësohet një dhjetëditësh shumë pozitiv, në një atmosferë pune shumë të mirë dhe pa ndonjë lëndim serioz, në përjashtim të disa ngarkesave të vogla që janë normale në këso faza të mundimshme përgatitore”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Drita do të pushoj dy ditë në Kosovë dhe më pas do të vazhdohet me përgatitje dhe do të zhvillon edhe një miqësore para se të fillojë kampionati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (16) Shkruan: Naim…