25 sportistë aplikojnë për pjesëmarrje në “Minsk 2019”

01 mars 2019 | 14:42

25 sportistë të shtatë federatave sportive në Kosovë kanë aplikuar për pjesëmarrje në Lojërat e Dyta Evropiane “Minsk 2019”, të cilat mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë.

Federatat kanë plotësuar aplikacionin e kërkuar nga organizatori, ndërsa Bordi Ekzekutiv i KOK-ut e ka miratuar listën. Data 28 shkurt ka qenë e fundit për dërgimin e listës së gjerë, ndërsa pas një muaji do të vendoset për listën përfundimtare.

Federatat që kanë aplikuar janë: xhudo, karate, boksi, mundja, pingpongu, shigjetaria dhe çiklizmi. Kosova debutimin në Lojërat Evropiane e ka bërë në “Baku 2015”, në të cilat fitoi medaljen e bronztë me xhudisten, Nora Gjakova. Në Baku, ekipi i Kosovës u përfaqësua me 18 sportistë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të…