250 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Mitrovicës morën pjesë në “Krosi vjeshtor – Mitrovica 2023”

06 nëntor 2023 | 13:49

250 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga Komuna e Mitrovicës kanë marrë pjesë në aktivitetin sportiv “Krosi vjeshtor – Mitrovica 2023”.

Aktiviteti i parë masiv për këtë vit shkollor u organizua nga DKA Mitrovicë, dhe mësimdhënësit e edukimit fizik nga shkollat fillore dhe të mesme nga komuna e Mitrovicës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i komunës, Arian Tahiri dhe drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu.

Krosi u organizua në rrugën paralel me lumin Ibër.

Krosi u zhvillua në një atmosferë dhe frymë sportive.

Ishte evidente prezenca e shume nxënësve, mësimdhënësve, drejtor shkollash si dhe shumë qytetarë dhe entuziast të sportit dhe adhurues të natyrës të cilët kishin dalë të shijonin rrezet e diellit dhe bukuritë natyrore gjatë fundjavës.

Në fund u zhvillua ceremonia e ndarjes së Mirënjohjeve – certifikatave dhe medaljeve për fituesit, organizatorët e “Krosit – Mitrovica 2023” falënderuan me këtë rast të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet, drejtuesit e shkollave pjesëmarrëse dhe mësuesit e edukimit fizik pjesëmarrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yll ylli i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri në…