Nasri, Mbappes: Mos shko në Real, qëndro ‘mbret’ në vendin tënd

06 nëntor 2023 | 13:44

Yll ylli i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri në një intervistë për “Le Journal du Diamche” e ka këshilluar sulmuesin francez Kylian Mbappe të qëndrojë në Paris.

“Nëse ai largohet do të lërë një boshllëk, por me buxhetin që klubi ka do të jetë në gjendje të nënshkruajnë me lojtarë të tjerë të kalibrit të lartë. Por se ai ka kaq shumë rëndësi, qoftë në kombëtaren franceze apo në klubin e PSG-së. Dy vite më parë thashë se ishte lojtari më i mirë në botë. Unë ende e besoj atë gjë dhe gjithmonë i kam shprehur mendimet e mia. Të isha unë në vend të tij, do të qëndroja në Paris. Në vend që të shkosh në Madrid, qëndro në Paris dhe fito Ligën e Kampionëve. Nëse Marseille do të ishte në pronësi të Katarit në kohën kur unë luaja për atë klub, nuk do të isha larguar kurrë. Mendoj se është më mirë të jesh mbret në vendin tënd”, ka thënë Nasri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u bekuan me fëmijën e…