29 studentë nisin punën praktike në ATK

31 korrik 2018 | 16:34

Në Administratën Tatimorë të Kosovës (ATK) nga data 1 gusht do të nisin punën praktike 29 studentë.

Ky është grupi i katër i studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në ATK, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Studentët janë nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje që t’i përkrahim studentët profesionalisht, në mënyrë që të jenë të përgatitur për tregun e punës. Ajo çka do të mësoni nga Administrata Tatimore është një arritje e madhe për juve dhe karrierën tuaj, pasi që ashtu siç e dini, ATK-ja është institucion i cili garanton stabilitet financiar në vend, me mjete që grumbullojmë, qytetarëve u mundësohet një mirëqenie më e mirë”, ka thënë drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Rregullorja për Menaxhimin e…