29 të shëruar nga Covidi në Malishevë

09 shkurt 2021 | 15:58

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 29 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë shënuar gjashtë raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKShPK-ja dhe IRSHP-ja në Prizren në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe komunikim me raste në terren.

“Rastet e reja me Covid: Tri raste në Ngucat dhe tri raste në Turjakë, ndërsa një rast tjetër është regjistruar gabimisht në listë, pasi nuk është nga Komuna e Malishevës”, ka njoftuar Komuna e Malishevës. Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot me Covid-19 janë regjistruar 768 raste, prej tyre 667 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me Covid-19 janë edhe 56 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar memorandum…