Kryetari Kastrati nënshkruan memorandum bashkëpunimi me PREDA Plus Kosovë

09 shkurt 2021 | 15:57

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Valentin Hoxha, autoritet zbatues në kuadër të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur.

Projekti: “Stabilizimi i mëtejmë i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike” i njohur gjithashtu si “Socio – Projekti 2”, ka për qëllim bashkëpunimin në disa fusha si mbështetja e bizneseve ekzistuese, fuqizimi i mëtejmë i organizatave të mbështetjes së biznesit,

mbështetja e themelimit të bizneseve fillestare, themelimi dhe Mbështetja e Ndërmarrjeve Sociale, dhe mbështetja e iniciativave për zhvillim të komunitetit.

Ndryshe Socio – Projekti 2 lanson Skemën e Granteve “Gratë në Biznes dhe Sipërmarrësit e Rinj” në të cilën mund të aplikojnë gratë 18 – 65 vjeç, dhe të rinjtë 18 – 35 vjeç, të cilët janë të interesuar për të krijuar bizneset e tyre të reja në Komunën e Kamenicës. Në fazën e parë, projekti do të pranojë vetëm pyetësorë të plotësuar nga individë të interesuar, në të cilët do të përshkruhen idetë për biznes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjakovë, përkatësisht sektori për Menaxhimin…