30 autobusët e rinj do të vijnë, linjat do të shtohen, flasin nga Trafiku Urban

29 prill 2024 | 08:13

Nga 30 autobusë, tani ka shkuar në 51 numri në Trafikun Urban për linjat 1, 3, 4 dhe të tjera.

Ky numër gjatë këtij viti pritët të shkojë në 81.

Puna fillon nga ora 06:00 e mëngjesit e përfundon në 24:00 në Trafikun Urban.

Mungesë të punëtorëve nuk ka në kompaninë publike të transportit në Prishtinë.

Kështu kanë thënë për Front Online nga zyra për Media e Trafikut Urban.

“Ju njoftojmë se në linjat e Trafikut Urban operojmë nga ora 06:00 deri në orën 24:00 me kapacitet të plotë të flotës në përbërje prej 51 autobusëve dhe se në orët e fluksit në planifikim janë të paraparë frekuentim me i shpeshte i autobusëve. Stafi i Trafikut Urban është i plotësuar në bazë të rregullores për sistematizim të vendeve të punës dhe fatmirësisht nuk ka mungese të punëtoreve pasi që punëtoret trajtohen dinjitetshëm me kushtet e punës”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Njëra ndër sfidat kryesore të kompanisë publike të transportit mbetët ngarkesa e komunikacionit.

“Sfida kryesore është ngarkesat në komunikacion si dhe mungesa e shiritit të veçantë për qarkullim të autobusëve”.

Nga kërkesa e shumtë e qytetarëve për shërbimin me autobusët e Trafikut Urban pritët blerja e disave prej tyre.

“Duke pasur parasysh kërkesat e banoreve të lagjeve të cilat nuk kanë transport publik si dhe numrin e lartë të qytetarëve të cilët kanë kërkesa për shërbim me autobusët e TU-se, ne jemi në procedura për blerjen e 30 autobusëve te rijnë”, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban.

Edhe shtimi i linjat të reja nuk do të mungojnë në Prishtinë.

“Me ardhjen e autobusëve të rijnë planifikohet edhe zgjerimi i rrjetit të linjave”.

Ndryshe, numri i autobusëve që u blenë nga ish-kryetari i komunës së kryeqytetit, Shpend Ahmeti herën e fundit ishte 21, në 2018-ën.

Ahmeti pati thënë se nëpërmjet këtij investimi do të plotësohet zotimi elektoral i tij, për 80 autobusë në pronësi publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afër 900 mijë qytetarë në Kosovë janë regjistruar deri më…