30% e të rinjve në SHBA nuk duan të vaksinohen

30 prill 2021 | 15:42

Ditë e re, thirrje e vjetër. Shkoni të vaksinoheni në mënyrë që të mundim pandeminë”, është sërish apeli i Anthony Faucit, epidemiologut të njohur.
Shtetet e Bashkuara i kanë vaksinat në dispozicion për të gjithë personat e rritur, por fushata e suksesshme e imunizimit po rrezikohet nga hezitimi i qytetarëve për t’u vaksinuar, ndërkohë që bindja e të rinjve po rezulton një sfidë e vërtetë.
Sipas një sondazhi të CNN, 31% e të rriturve nën moshën 35 vjeç nuk kanë në plan të vaksinohen.“Kur njerëzit dëgjojnë se vaksinat janë përdorim emergjent, shqetësohen”, vijoi Fauci.
Ekspertët theksojnë vazhdimisht se edhe të rinjtë janë të rrezikuar. Edhe për më të rinjtë që janë më të mbrojtur nga forma e rëndë, pasojat afatgjata mund të jenë serioze.
Sipas autoriteteve shëndetësore, mundja e pandemisë do të arrihet vetëm pasi të paktën 70% e popullsisë të ketë krijuar imunitet”. Aktualisht, në SHBA niveli është 30 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare…