Tahiri thotë se pandemia ka ndikuar që sivjet toka të punohet më shumë në Vushtrri

12 korrik 2020 | 15:36

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se ka filluar fushata e korrje-shirjeve në këtë komune.

Me këtë rast, Tahiri ka theksuar se këtë vitit për shkak të pandemisë, toka është punuar më shumë nga fermerët vushtrrias.

“Korrje-shirjet kanë filluar në Vushtrri. Në këtë kohë të vështirësisë me Covid-19, na gëzon fakti që rendimenti i grurit është i kënaqshëm për fermerët. Pandemia ka bërë që më shumë të punohet toka këtë vit, pra do të ketë më shumë prodhimtari bujqësore. Faleminderit fermerëve që prodhojnë produkte cilësore vendore. Këtë pandemi do ta kalojmë më lehtë edhe për shkak të punës së vyer të fermerëve vushtrrias”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë…