349.800 euro investim në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas

29 qershor 2022 | 12:34

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashim Ramosaj ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Deçanit në vlerë prej 349.800 euro.

“Fermerë të nderuar kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ditën e djeshme, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Deçanit (Kanalet në fshatin Isniq dhe Llukë e Epërme) në vlerë prej 349.800 euro.  Ashtu siç jemi zotuar, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë”, ka shkruar Ramosaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje…