36 pacientë të infektuar me Covid janë në gjendje të rëndë shëndetësore

21 prill 2021 | 11:20

Nga raportimet e datës 21 prill 2021, të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe repartet e spitaleve të përgjithshme, janë duke u trajtuar 734 pacientë.

“611 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 590 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK janë të shtrirë 303 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar
244 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
261 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 110 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 66 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 24 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 83 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë, + 3 pacientë në njësinë intensive të Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431pacientë

21 prej tyre në gjendje të rënduar
367 të konfirmuar pozitivë
329 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit,57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 77 pacientë
Spitali i Pejës, 96 pacientë
Spitali i Gjilanit, 81 pacientë
Spitali i Ferizajt, 59 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 16 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Maqedonisë pajiset me 7 400 komplete të reja…