38 pacientë me Covid dhe post-Covid po marrin trjatim në spitalet e Kosovës
30 nëntor 2021
| 11:02
38 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.
Nga raportimet e datës 30 nëntor, rezulton se të shtrirë janë 38 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar si Covid-19 dhe 24 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient



