43 persona të prekur me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

01 prill 2020 | 16:01

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 43 pacientë të prekur me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, prof. dr. Shemsedin Dreshaj.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19, prej të cilëve 8 janë në oksigjeno-terapi dhe një pacient është në mjekim intenziv të Klinikës Infektive, i intubuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore”, ka thënë Dreshaj për “klankosova.tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda braziliane, Ronaldinho ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë…