Afro 47 mijë persona kanë marrë vaksine anti-Covid në Kosovë

18 maj 2021 | 11:55

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se procesi i vaksinimit kundër Covid-19 është duke vazhduar pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në vend.

Sipas MSH-së, deri me tani janë vaksinuar 46 097 persona mbi moshën 65 vjeçare në Kosovë.

Ministrja ju ka bërë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër Covid-19.

 

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Vaksinimi po vazhdon pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Me punën e çmuar të ekipeve të vaksinimit, dje janë kryer 4229 vaksinime, ku totali shkon në 46.097 qytetarë të Republikës së Kosovës të moshës mbi 65 vjeçare.

Procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion, dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, njihet për…