Kosova fiton një rast në arbitrazh, shpëtohen mbi 18 milionë euro

10 shtator 2021 | 15:35

Kosova fiton një rast në arbitrazh, shpëtohen mbi 18 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se e ka fituar kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë që kishte bërë një kompani kroate.

Me fitimin e këtij rasti, i janë shpëtuar shtetit mbi 18 milionë euro.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) fiton kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë së parashtruar, më datën 1 prill 2019, për kompensim dëmi dhe fitim të humbur në vlerë prej 18.121. 690.17 euro nga pala paditëse ‘IMING d.o.o Strobec’ – Republika e Kroacisë. Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte paditur në cilësi të administratorit të ndërmarrjes shoqërore ‘MIM Goleshi’ – miniera e magnezit në Golesh të Lipjanit. Kontesti gjyqësor është zhvilluar sipas rregullave të UNICITRAL-it të vitit 2010”, ka njoftuar AKP-ja.

AKP-ja ka bërë me dije se vendimin e Tribunalit e kanë pranuar të premten, ku është thënë se kompania paditëse do t’ia paguajë agjencisë edhe mbi 340 mijë euro, në emër të shpenzimeve procedurale.

“Pas një procesi të gjatë gjyqësor, AKP-ja ka pranuar sot, 10 shator 2021, vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, me ç’rast mbrojtja ligjore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka sjellë fitore në këtë kontest. Veç mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës, me këtë fitore janë ruajtur edhe fondet publike prej 18.121. 690. 17 euro. Sipas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit pala paditëse, për më tepër, obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të Tribunalit t’ia paguaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit shumën prej 342 954 67 mije euro”, ka njoftuar AKP-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ëndërr e kamotshme u jetësua më 10 shtator 2020…