5 mijë e 679 raste aktive me Covid në Kosovë

24 janar 2021 | 15:14

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 5 mijë e 679 raste aktive me Covid.

“Numri total i rasteve pozitive është 58 088 raste nga 219 760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 456 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50 953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 679”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…