5 vjet nga transformimi i FSK-së, Maqedonci:  Do të vazhdojmë tranzicionin në ushtri me kapacitete të plota

14 dhjetor 2023 | 11:47

Sot (e enjte) janë bërë 5 vjet nga transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se është duke vazhduar transformimin me kapacitete të plota ushtarake.

“Sot po shënojmë pesë vjetorin e transformimit ligjor të FSK-së nga forcë me kapacitete të kufizuara në ushtri profesionale. Ky ndryshim është arritur falë punës së jashtëzakonshme të ushtarëve, oficerëve dhe stafit civilë përmes një angazhimi të palodhshëm e të pandërprerë frymëzuar nga amaneti i dëshmorëve e vullneti i hekurt për të ardhmen e brezave të rinj, por sigurisht dhe bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, aleatët tanë strategjik, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Partnerë këta kyç, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë me synim rritjen e bashkëpunimit dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta”.

“Do të vazhdojmë tranzicionin e FSK-së në ushtri me kapacitete të plota, e gatshme për të përmbushur misionin e saj vital të garantimit të sigurisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mbrojtjen e integritetit të territorit të saj, me synim ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe ofrimin e kontributit përtej kufirit gjeografik të shtetit tonë, integrimin në strukturat euro-atlantike si aleat me peshë i partnerëve tanë duke kaluar nga konsumues të sigurisë në ofrues të saj”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Pacolli, gazetar në Nacionale ka pranuar kërcënime nga një…