50 zyrtarë korrektues nënshkruajnë kontratat me ShKK-në

24 qershor 2022 | 12:47

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se të premten kanë nënshkruar kontratat 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj.

Ata do të fillojnë trajnimin shtatëmujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga e hëna, derisa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave kanë marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të ShKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klasën e mësuesit Dan Gill në shkollën e mesme…