57-shi, Shaip Kadriaj takon strukturat e PDK-së në Gjenevë: Të bashkuar mund t’ia dalim me Bedri Hamzën kryeministër
Kandidati për deputet nga diaspora i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Kadriaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e nëndegës së PDK-së në Gjenevë.
Kadriaj, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 57, ka falënderuar aktivistët dhe strukturat e partisë për angazhimin e tyre në terren dhe për punën në procesin e regjistrimit të votuesve.
“Sot pata kënaqësinë të jem në mesin e strukturës së nëndegës në Gjenevë, ku i falënderova për punën e palodhshme në terren dhe angazhimin e vazhdueshëm për regjistrime. Të bashkuar, me vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, mund t’ia dalim me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Kadriaj.
Shaip Kadriaj është sekretar i përgjithshëm i degës së PDK-së në Zvicër dhe kandidat për deputet nga diaspora.
PDK 125 ✓
Bedri Hamza 1 ✓
Shaip Kadriaj 57 ✓



